Sport

Erling Haaland: "Nuk jam më i miri në botë. Rekordet e Messit dhe Ronaldos? Askush kurrë nuk do të jetë në gjendje t'i thyejë"...

Fjalët e sulmuesit norvegjez Erling Haaland për revistën Time

2 Gusht 2025, 12:00 Nga DOSJA

Erling Haaland: "Nuk jam më i miri në botë. Rekordet e

ANGLI - Erling Haaland po përgatitet për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i lindur në vitin 2000, i cili ka shënuar tashmë mbi 300 gola në karrierën e tij për Molde, Salzburg, Borussia Dortmund dhe Manchester City, ëndërron ta rikthejë Premier League në stadiumin Etihad.

Norvegjezi është kritikuar shpesh si oportunist për shënimin e golave të lehtë: “Nëse je ekspert në prekjen e topit, do të thotë që shënon shumë gola. Më pëlqen të më thërrasin kështu; e dua këtë përkufizim. Do të thotë që bëj mirë diçka që shumë të tjerë nuk mund ta bëjnë.”

Lidhur me garën për titullin e lojtarit më të mirë në botë, Erling Haaland tha: “Unë nuk jam më i miri në botë, unë jam njëri prej tyre.”

Lidhur me mundësinë e thyerjes së rekordeve të Messit dhe Cristiano Ronaldos, sulmuesi i Manchester Cityt mbeti i rezervuar: “Askush nuk do të jetë në gjendje t’i thyejë ato, as unë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll