Sport

BEFASI/ Përjashtohet nga Lille sulmuesi i talentuar shqiptar Edon Zhegrova…

Ky vendim i papritur dhe drastik ka ardhur pas dëshirës që shqiptari ka shprehur për t’u larguar…

2 Gusht 2025, 09:30 Nga DOSJA

BEFASI/ Përjashtohet nga Lille sulmuesi i talentuar shqiptar Edon

FRANCE - Lajmi ka bërë bujë. Anësor Edon Zhegrova është përjashtuar nga ekipi i parë i Lille. Sulmuesi i Kosovës po stërvitet momentalisht me rezervat e ekipit francez, sipas asaj që raporton “Le Petit Lillois”.

Ky vendim i papritur dhe drastik ka ardhur pas dëshirës që shqiptari ka shprehur për t’u larguar. Kujtojmë se 26-vjeçari është shumë pranë largimit, teksa Napoli po e ndjek këmba-këmbës.

Kështu, deri në gjetjen e një strehe të re, Zhegrova do të vazhdojë të jetë jashtë skuadrës së Lille. Vlen të përmendet se shqiptari ka edhe 1 vit kontratë me Lille dhe për të mos e humbur me parametra zero, francezët janë “pro” shitjes së tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll