Bota

Spanja hedh nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës, ministri Alvarez: Kamionë me ndihma pritet të futen në enklavë

Sipas ministrit u hodhën gjithsej 24 pako, secila prej tyre përmbante 500 kilogramë. Mësohet se në këto pako ka rreth 2,500 racione ushqime.

1 Gusht 2025, 14:55 Nga N.F
Spanja hedh nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës, ministri
Foto

GAZA- Spanja njoftoi sot se ka dërguar 12 ton ushqime në Rripin e Gazës. Dërgesat janë hedhur nga ajri ndër banorët janë të rrezikuar të vdesin nga uria dhe sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Alvarez bëri me dije se Spanja po merr pjesë në misionin e ndihmës humanitare nga ajri duke përdorur një avion ushtarak të Forcave tona Ajrore, një A400.

Sipas ministrit u hodhën gjithsej 24 pako, secila prej tyre përmbante 500 kilogramë. Mësohet se në këto pako ka rreth 2,500 racione ushqime. Përveç këtyre dërgesave nga ajri, të cilat qeveria spanjolle i njoftoi më parë këtë javë, Alvarez vuri në dukje se kamionët që transportojnë ndihmë humanitare spanjolle janë aktualisht të parkuar në kufirin me Rripin e Gazës duke pritur të hyjnë në enklavë.

Disa vende perëndimore, përfshirë Francën dhe Britaninë, kanë vendosur ditët e fundit të dërgojnë ndihmë nga ajri në enklavën palestineze, e cila po përballet me një krizë dramatike humanitare, pas vendeve të Lindjes së Mesme.

 

spanja gaza

Sondazh

Poll