Aktualitet

FOTO/ Shtatorja e Skënderbeut në Prizren bëhet objekt i vandalizmit, përkrenares dhe shpatës "i tjetërsohet" ngjyra

Shoqata “Trojet e Arbrit” ka reaguar ashpër ndaj këtij akti duke e cilësuar si një sulm të shëmtuar dhe të qëllimshëm ndaj figurës më të ndritur të historisë sonë kombëtare.

30 Korrik 2025, 19:17 Nga M.B
FOTO/ Shtatorja e Skënderbeut në Prizren bëhet objekt i
Shtatorja e Skënderbeut

KOSOVA- Shtatorja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbut në Prizren është bërë objekt i vandalizmit teksa përkrenarja dhe shpata janë lyer me ngjyrë ari.

FOTO/ Shtatorja e Skënderbeut në Prizren bëhet objekt i

Bëhet me dije se shoqata “Trojet e Arbrit” ka reaguar ashpër ndaj këtij akti duke e cilësuar si një sulm të shëmtuar dhe të qëllimshëm ndaj figurës më të ndritur të historisë sonë kombëtare.

FOTO/ Shtatorja e Skënderbeut në Prizren bëhet objekt i

Konkretisht, kryetari i shoqatës, Nue Oroshi, përmes një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë për të zbuluar dhe ndëshkuar autorët e këtij akti.

“Ky është një akt i papranueshëm, një provokim i qëllimshëm që cenon jo vetëm figurën e Skënderbeut, por edhe krenarinë tonë kombëtare,” thotë Oroshi.

FOTO/ Shtatorja e Skënderbeut në Prizren bëhet objekt i

Shtatorja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, e vendosur më 28 nëntor 2020 në rrethrrotullimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Prizren, është një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe simbolike të qytetit ku është mbajtur një tjetër ngjarje me rëndësi të veçantë për vetëdijen kombëtare si "Lidhja Shqiptare e Prizrenit".

kosova

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2025, 18:12

Tirana është e ardhmja e Milanos

foto ilustruese TIRANË- “Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë pjesa tjetër e Evropës”, t...