Bota

Arrestimi i 13 zyrtarëve në doganën e Mavromatit/ Grupi nga janari 2023 deri në korrik 2025 përfitoi mbi 400 mijë euro, zbulohet se si i pastronin paratë

Zyrtarët e arrestuar akuzohen për ryshfet, zhvatje, pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shpërdorim të detyrës.

30 Korrik 2025, 11:44 Nga N.F
Arrestimi i 13 zyrtarëve në doganën e Mavromatit/ Grupi nga
Foto

QAFË BOTË- Autoritetet greke pak ditë më parë zhvilluar një operacion në doganën e Mavromatit në Qafë Botë duke vënë në pranga 13 zyrtarë doganorë. Ky operacion paralizoi për disa orë qarkullimin duke sjellë rradhë të gjatë për kalimin e kufirit.

Ndërkohë detajë të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimet e zyrtarëve doganorë. Mësohet se operacioni është finalizuar pas një hetimi disamujor. Zyrtarët e arrestuar akuzohen për ryshfet, zhvatje, pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shpërdorim të detyrës.

Sipas mediave greke  rrjeti ka zhvilluar aktivitet sistematik brenda Doganës së 2-të të Mavromatio-s. Punonjësit dyshohet se kanë anashkaluar kontrollet e përcaktuara doganore ose kanë marrë para për të lejuar kalimin e mallrave pa i kontrolluar.

Skandali ka shkaktuar tashmë reagime të forta si në nivel zyrtar ashtu edhe në atë politik, pasi ngrihen pyetje në lidhje me shkallën e kontrollit dhe mbikëqyrjes në strukturat publike kritike. Mësohet se nga ky aktivitet grupi ka marrë përfitime deri në 456,878 euro për periudhën nga 1 janari 2023 deri më 4 korrik 2025.

Autoritetet identifikuan depozita dhe transferta parash me shuma me origjinë të panjohur, të cilat nuk ishin në përputhje me të ardhurat e deklaruara ose aktivitetet ekonomike të individëve nën hetim. Bazuar në këto indikacione, u dyshua se kishte një përpjekje për të "pastruar" këto të ardhura duke i përfshirë ato në aktivitete të ligjshme ekonomike ose duke i përzier ato me asete të pastra.

dogana e mavromatit

Sondazh

Poll