Politike

KAS i hoqi mandatin kushërirës së tij, Lapaj: Do vijë dita e asaj që po kërkojmë, për ne zbatohet tjetër ligj

Në reagimin e tij Lapaj thotë se PSD-së i pranohen dorëheqjet dhe mandati kalon te lista e hapur ndërsa për "Shqipëria Bëhet" jo. Ai shprehet se për ta zbatohet tjetër ligj. Lapaj shton se do vijë dita e asaj që po kërkojnë.

30 Korrik 2025, 15:40 Nga M.B
KAS i hoqi mandatin kushërirës së tij, Lapaj: Do vijë dita e
Adriatik Lapaj

TIRANA- Kryetari i nismës "Shqipëria Bëhet" Adriatik Lapaj ka bërë një postim në rrjetet sociale pasi Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e subjektit që ai drejton që të njihte dorëheqjet e listës së mbyllur nga kandidimi. Në këtë mënyre mandati do t'i kalonte Adriatik Lapajt si më i votuari në listën e hapur.

KAS është shprehur në shpalljen e vendimit se akti i dorëheqjeve të kandidatëve nga lista e mbyllur është një akt i pavlefshëm nga ana ligjore dhe nuk mund të merret në konsideratë. Ndërkohë KAS njoftoi se mandati i deputetit të "Nisma Shqipëria Bëhet" në qarkun e Tiranës, do t'i kalojë kandidatës, Ana Dajko.

Në reagimin e tij Lapaj thotë se PSD-së i pranohen dorëheqjet dhe mandati kalon te lista e hapur ndërsa për "Shqipëria Bëhet" jo. Ai shprehet se për ta zbatohet tjetër ligj. Lapaj shton se do vijë dita e asaj që po kërkojnë.

POSTIMI:

Pra, Psd-së i pranohen dorëheqjet dhe mandati kalon te lista e hapur. Neve jo që jo! Për ne zbatohet tjetër ligj se ne jemi Gulag. Jam aq shumë krenar që luftoj për garën e hapur! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë. Një ditë ky vend do ketë garë.

adriatik lapaj

Sondazh

Poll