Bota

VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 8.8 në Rusi trondit sallën e operacionit, kirurgët vazhdojnë punën pavarësisht lëkundjeve të forta

Tërmeti i fuqishëm shkaktoi paralajmërime për cunami për një pjesë të gjerë të Paqësorit, duke përfshirë Alaskën, Hawaiin dhe Bregun Perëndimor të SHBA-së.

30 Korrik 2025, 10:15 Nga r.ll
VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 8.8 në Rusi trondit sallën e
pamje nga salla e operacionit

RUSI- Një tëmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë, një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë, goditi gadishullin pak të populluar të Kamchatka në lindje të largët të Rusisë herët të mërkurën, duke shkaktuar dridhje të forta dhe cunami deri në katër metra (12 këmbë) lartësi në Oqeanin Paqësor. Disa video nga rajoni i Kamchatka u shfaqën në mediat sociale, duke treguar ndërtesa që dridheshin ndërsa lëkundje të forta të tokës tronditën zonën. 

Rrjeti ndërkombëtar i lajmeve i kontrolluar nga shteti rus, RT, ndau një video nga ajo që thuhet se ishte një spital në Kamchatka kur tërmeti tronditi zonën. Pamjet janë nga salla e operacionit të spitalit dhe tregojnë mjekët duke kryer një ndërhyrje kirurgjikale kur tërmeti goditi zonën.  Pavarësisht dridhjeve të forta që e tronditën ndërtesën, mjekët ruajtën qetësinë dhe vazhduan të operonin pacientin e tyre deri në fund.

Duke cituar ministrinë e shëndetësisë të Rusisë, RT raportoi se operacioni shkoi mirë dhe pacienti ishte në shërim të plotë.  Portet në Gadishullin Kamchatka pranë epiqendrës së tërmetit u përmbytën, ndërsa banorët u larguan në brendësi të vendit pasi valët e cunamit goditën zonën. 

Tërmeti i fuqishëm shkaktoi paralajmërime dhe këshilla për cunami për një pjesë të gjerë të Paqësorit, duke përfshirë Alaskën, Hawaiin dhe Bregun Perëndimor të SHBA-së. Ai shkaktoi gjithashtu një cunami në Japoni, ndërsa alarme u lëshuan deri në Kinë dhe Zelandën e Re.

Valë të bardha e të shkumëzuara arritën në breg në Japoninë veriore, ndërsa makinat bllokuan rrugët dhe autostradat në kryeqytetin e Hawaiit, me trafik të ndaluar edhe në zonat larg vijës bregdetare. Njerëzit shkuan në qendrat e evakuimit në zonat e prekura të Japonisë, me kujtimet e freskëta të tërmetit dhe cunamit të vitit 2011 që shkaktuan shkrirje të reaktorëve në një central bërthamor. Të mërkurën nuk u raportuan anomali në operacionet në centralet bërthamore të Japonisë.

termet ne rusine lindore

Sondazh

Poll