Sport

Kapiteni Odegaard i shkruan letër Gyökeres, suedezi i bën një kërkesë!...

Arsenali tregoi momentin kur ish-sulmuesi i Sportingut lexoi fjalët e mesfushorit norvegjez

29 Korrik 2025, 20:00 Nga DOSJA

Kapiteni Odegaard i shkruan letër Gyökeres, suedezi i bën

ANGLI - Martin Odegaard i uroi mirëseardhjen Gyökeres me një letër dhe ish-sulmuesi i Sportingut la me shaka një kërkesë për mesfushorin norvegjez.

"Nëse keni nevojë për diçka, ose mund të ju ndihmoj në ndonjë mënyrë, më njoftoni", shkroi Martin Odegaard, në një letër që u lexua nga Gyökeres brenda një makine, siç tregohet në videon e ndarë nga Arsenali në rrjetet sociale këtë të hënë.

"Disa asiste, ju lutem. Do të ishte shumë mirë", u përgjigj ndërkombëtari suedez me një buzëqeshje…

Martin Odegaard thotë se mezi pret të luajë përkrah Gyökeres: "Pres me padurim të punojmë së bashku dhe të ndajmë suksesin sezonin e ardhshëm. Gjithë të mirat." Gyökeres përsëriti kërkesën e tij: "Shumë mirë. E vetmja gjë që më duhet janë disa asiste."

Sezonin e kaluar, Martin Odegaard bëri 11 asiste në 45 ndeshjet që luajti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll