Bota

Marrëveshja SHBA-BE, Merz: Do të vazhdoj të kërkoj uljen e tarifave dhe eliminimin e barrierave tregtare

Merz tha se ky është një zhvillim pozitiv dhe se u shmang një përplasje tregtare që do të ndikonte rëndë ekonominë gjermane, veçanërisht sektorin e automjeteve.

27 Korrik 2025, 22:44 Nga M.B

 

Marrëveshja SHBA-BE, Merz: Do të vazhdoj të kërkoj uljen e
Friedrich Merz

 

GJERMANIA- Kancelari gjerman Friedrich Merz ka përshëndetur marrëveshjen tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, të njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump ditën e sotme pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Skoci.

Merz tha se ky është një zhvillim pozitiv dhe se u shmang një përplasje tregtare që do të ndikonte rëndë ekonominë gjermane, veçanërisht sektorin e automjeteve. Megjithatë Merz theksoi se do të vijojë të kërkojë uljen e tarifave dhe eliminimin e barrierave tregtare.

“Është një zhvillim pozitiv që BE dhe SHBA arritën një marrëveshje për tarifat. Me këtë marrëveshje u shmang një përplasje tregtare që do të ndikonte rëndë ekonominë gjermane, veçanërisht sektorin e automobilave. Do të vazhdoj të kërkoj uljen e tarifave dhe eliminimin e barrierave tregtare, përfshirë edhe marrëveshje të tjera tregtare, veçanërisht me vendet e Mercosur,” deklaroi Merz.

 

be shba

Sondazh

Poll