Bota

Tragjeditë në Gaza, Vatikani: Urgjencë për ndalimitn e sulmeve ushtarake që po shkaktojnë këtë masakër

Vatikani shprehu shpresën se Konferenca Ndërkombëtare e Nivelit të Lartë e ardhshme për Zgjidhjen Paqësore të Çështjes Palestineze dhe Zbatimin e Zgjidhjes prej 2 shtetesh, e bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, do të mbështesë një zgjidhje që u garanton palestinezëve një shtet sovran, të pavarur me kufij të sigurt, të respektuar dhe të njohur ndërkombëtarisht.

27 Korrik 2025, 19:11 Nga M.B
Tragjeditë në Gaza, Vatikani: Urgjencë për ndalimitn e
Papa Leoni XIV

VATIKAN- Vatikani i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të punojë në mënyrë aktive drejt një zgjidhjeje me 2 shtete për konfliktin palestinezo-izraelit. Në një raport të publiukuar, Vatikani thotë se përkeqësimi i krizës në Gaza e bëri urgjente nevojën për një zgjidhje.

Gjithashtu selia e Shenjtë shprehu shpresën se Konferenca Ndërkombëtare e Nivelit të Lartë e ardhshme për Zgjidhjen Paqësore të Çështjes Palestineze dhe Zbatimin e Zgjidhjes prej 2 shtetesh, e bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, do të mbështesë një zgjidhje që u garanton palestinezëve një shtet sovran, të pavarur me kufij të sigurt, të respektuar dhe të njohur ndërkombëtarisht.

“Tragjedia e vazhdueshme në Gaza, masakrat e dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm të vrarë nga bombat dhe që tani vdesin nga uria dhe privimi ose të qëlluar ndërsa përpiqen të sigurojnë ushqim, duhet t’ua bëjnë të qartë të gjithëve urgjencën e ndalimit të sulmeve ushtarake që po shkaktojnë këtë masakër”, thuhet në raportin e publikuar nga Vatican News.

Vatikani tha se një zgjidhje e drejtë politike nuk mund të arrihet pa angazhimin aktiv të bashkësisë ndërkombëtare dhe vendeve të përfshira drejtpërdrejt. Gjithashtu Vatikani riafirmoi mbështetjen e tij për një zgjidhje me dy shtete bazuar në rezolutat e OKB-së, duke shtuar se paqja e qëndrueshme varet nga drejtësia, dialogu dhe njohja e të drejtave legjitime si të palestinezëve ashtu edhe të izraelitëve, bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

papa leo xiv

Sondazh

Poll