Sport

VIDEO / Uzuni i papërmbajtshëm, 3 gola në 4 ndeshje në SHBA!

Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e parë të ndeshjes kundër DC Junajtid, ndërsa Austin fitoi 2 me 4.

27 Korrik 2025, 13:19 Nga DOSJA
VIDEO / Uzuni i papërmbajtshëm, 3 gola në 4 ndeshje në SHBA!

SHBA - Myrto Uzuni ka shënuar sërish për Austin. Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e parë të ndeshjes kundër DC Junajtid, ndërsa Austin fitoi 2 me 4.

Goli i Uzunit në transfertë erdhi në minutën e 22-të. Sulmuesi shqiptar shfrytëzoi si duhet pasimin dhe nuk fali përballë portierit.

Ky ishte goli i tretë në katër ndeshjet e fundit për Uzunin. 30-vjeçari duket se ka filluar të ambientohet si duhet dhe po kthehet në formën e tij më të mirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll