Sport

Inter Miami prezanton argjentinasin De Paul…

Ish-lojtari i Atlético de Madrid, Rodrigo de Paul, u shfaq në fushën e stadiumit Chase, i shoqëruar nga fëmijët e tij, pak para ndeshjes midis Inter Miami dhe Cincinnati.

27 Korrik 2025, 09:30 Nga DOSJA
Inter Miami prezanton argjentinasin De Paul…
De Paul, me fëmijët e tij dhe pronarët e Inter Miami

SHBA - Argjentinasi Rodrigo de Paul u prezantua si lojtar i ri i Inter Miamit. Ish- lojtari i Atlético Madridit u shfaq në fushën e stadiumit Chase, i shoqëruar nga fëmijët e tij përpara ndeshjes midis Inter Miamit dhe Cincinnatit të MLS, në të cilën Lionel Messi dhe Jordi Alba janë pezulluar, për shkak të mungesës së tyre në All-Star Game.

De Paul falënderoi tifozët për ngrohtësinë dhe mikpritjen që i bënë me të mbërritur në Miami (SHBA) dhe pozoi me fanelën rozë dhe numrin 7 përkrah Jorge Mas dhe Jose Mas, pronarëve të ekipit së bashku me David Beckham.

Ardhja e mesfushorit të Albiceleste në MLS u bë zyrtare të premten. De Paul fillimisht vjen në formë huazimi me mundësi blerjeje në fund të sezonit 2025. "Transaksioni përfshin një mundësi për ta bërë transferimin të përhershëm deri në sezonin 2029 të MLS", tha Inter Miami në një deklaratë.

De Paul do të ndajë një dhomë zhveshjeje me Messin, Luis Suárezin, Jordi Albën dhe Sergio Busquetsin dhe do t'i raportojë bashkëkombësit të tij Javier Mascherano.

"Ajo që më sjell në Inter Miami është dëshira për të garuar, për të fituar tituj, për të shkruar faqe në historinë e klubit", tha De Paul në deklaratë. "Është një klub që po zhvillohet për t'u bërë i madh, për të pasur një histori të gjatë, kështu që shumë njerëz e ndjekin këtë ekip të pabesueshëm", shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll