Sport

Fanela, lule dhe koreografi: Liverpooli homazh për Diogo Jotën. Dhe në minutën e 20-të...

Reds kujton ish-sulmuesin e saj, i cili së bashku me vëllain e tij, para pak ditësh humbën jetën në një aksident automobilistik në Spanjë

26 Korrik 2025, 17:48 Nga DOSJA

Fanela, lule dhe koreografi: Liverpooli homazh për Diogo Jotën. Dhe

HONG KONG - Liverpool-Milan në kujtim të Diogo Jotës. Kuqezinjtë luajtën me shirita të zinj në krahë dhe, para ndeshjes, e cila u fitua 4-2 nga skuadra e Allegrit, tifozët i kushtuan një koreografi lojtarit që ndërroi jetë tragjikisht së bashku me vëllain e tij.

Një kurorë u vendos në fushë dhe në minutën e 20-të i gjithë stadiumi i dha një duartrokitje të zgjatur ish-numrit 20 të Reds.

Rafa Leao, bashatdhetar i të ndjerit, shënues i golit të parë të ndeshjes, ia dedikoi atij golin, duke bërë një gjest me dorë me numrin 20.

Fanela, lule dhe koreografi: Liverpooli homazh për Diogo Jotën. Dhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll