Sport

Benjamin Mendy po shkon keq e më keq: Zurich e hedh “në rrugë” pas... pesë muajsh

Sjellja jashtë fushës e mbrojtësit francez nuk i pëlqeu zyrtarëve të Zyrihut.

25 Korrik 2025, 18:30 Nga DOSJA
Benjamin Mendy po shkon keq e më keq: Zurich e hedh “në

ZVICER - Jeta e Benjamin Mendyt do të bëhej film... dhe jo një me fund të lumtur. Pasi u lirua nga akuzat e shumta për përdhunim - një gjyq që zgjati muaj derisa u zgjidh - dhe pasi pa kontratën e tij shumëmilionëshe me Manchester Cityn të "shkëputej" në vitin 2023, francezi tani është liruar nga klubi i tij aktual, Zurich, vetëm pesë muaj pasi u prezantua.

Siç shpjegon 'Mundo Deportivo', e gjitha buroi nga sjellja e lojtarit francez jashtë fushës, i cili, pas një humbjeje të rëndë që pësoi skuadra e tij, vendosi të merrte pjesë në një festë.

Të indinjuar nga sjellja e francezit, zyrtarët e klubit zviceran lëshuan një deklaratë duke njoftuar vendimin. "Zurich njofton se kontrata e mbrojtësit francez Benjamin Mendy është ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë. Lojtari do të largohet menjëherë nga klubi", thuhet në të.

Në moshën 31 vjeç, Benjamin Mendy është përsëri pa klub. Vlen të kujtojmë se mbrojtësi i krahut fitoi titullin e Kupës së Botës me ekipin kombëtar francez në vitin 2018, përveç shumë trofeve të tjerë me Manchester Cityn gjatë gjithë karrierës së tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll