Politike

"Peci dhe Malaj po bëhen deputet që t’i shpëtojnë SPAK-ut", polici zbulon "Planin B" të Veliajt për t'i shpëtuar burgut: Tha të sakrifikonin një nga studentët që të futej Erioni si kandidat!

Polici është shprehur se nuk është i sigurt se me kë ka qenë duke biseduar Veliaj me bashkëshorten apo vëllain e tij por ai ka dëgjuar kryebashkiakun duke u thënë se duhet të sakrifikohet një student që është kandidat për deputet.

24 Korrik 2025, 14:07 Nga N.F
"Peci dhe Malaj po bëhen deputet që t’i shpëtojnë
Veliaj

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e policit i cili i dha telefonin e tij kryebashkiakut Erion Veliaj për të komunikuar me të afërmit e tij. Polici ka zbuluar edhe detaje nga plani B i Veliajt për t'i ndjekjes penale dhe përballjes me drejtësinë. Sipas tij Veliaj e shihte kandidimin si deputet si një plan që do ta shpëtonte atë.

Polici është shprehur se nuk është i sigurt se me kë ka qenë duke biseduar Veliaj me bashkëshorten apo vëllain e tij por ai ka dëgjuar kryebashkiakun duke u thënë se duhet të sakrifikohet një student që është kandidat për deputet.

Më tej polici thekson se Veliaj kishte të përgatitur edhe "justifikimet" që do paraqiten nëse do të hiqej një kandidat. Sipas tij ata duhet të thonin se nuk janë mirë nga gjendja shëndetësore. Veliaj më tej mësohet se ka marrë shembull deputetin Tërmet Pecin dhe Agron Malajn se si ata kanë kandiduar për deputet për ti shpëtuar SPAK-ut.

"Nuk e mbaj mend fiks se me kë, për shkak se edhe unë jam i ngarkuar, por Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: “Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut”. Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar.

Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut. Po kështu, Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet," tha ai.

veliaj

Sondazh

Poll