Bota

Delegacioni rus shkon në Turqi për të vijuar raundin e ri të bisedimeve me Ukrainën

Zelenskyy theksoi se negociatat duhet të intensifikohen dhe se duhet bërë gjithçka për të arritur një armëpushim. Ai shprehu edhe gatshmërinë që të flasë drejtpërdrejt me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

23 Korrik 2025, 12:31 Nga N.F
Delegacioni rus shkon në Turqi për të vijuar raundin e ri të
Foto

TURQI- Një aeroplan që transportonte një delegacion rus për të marrë pjesë në një raund të ri bisedimesh paqeje me Ukrainën në Stamboll u nis të hënën nga Moska dhe është nisur për në Turqi, thanë burime për agjencitë ruse të lajmeve RIA Novosti dhe TASS.

Një burim i paidentifikuar nga delegacioni rus i tha TASS se negociatat me Ukrainën do të zhvillohen më vonë sot. Sipas të dhënave nga faqja e internetit e gjurmimit të fluturimeve Flightradar24, avioni i përdorur nga kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky për të udhëtuar në bisedimet e mëparshme në Stamboll ishte ngritur nga Moska.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy mw 19 korrik ka bërë me dije se i ka propozuar Rusisë që të zhvillojnë një raund të ri negociatash javën e ardhshme. Zelensky gjatë fjalës së tij në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar ukrainasve tha se Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov propozoi një takim të ri me palën ruse.

Zelenskyy theksoi se negociatat duhet të intensifikohen dhe se duhet bërë gjithçka për të arritur një armëpushim. Ai shprehu edhe gatshmërinë që të flasë drejtpërdrejt me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Takimi i fundit midis dy palëve u zhvillua në qershor. Në atë kohë, Rusia kishte kërkuar përsëri që Ukraina të lëshonte katër provincat në pjesën e saj lindore dhe të hiqte dorë nga çdo ndihmë ushtarake nga Perëndimi. Kievi i hodhi poshtë "ultimatumet", siç i quante ato, dhe vuri në dyshim gatishmërinë e Moskës për të negociuar një armëpushim. Rezultati i vetëm i dy takimeve të njëpasnjëshme që delegacionet ruse dhe ukrainase patën në Stamboll dhe ishte marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll