Sport

“Euro 2025” për Femra/ Italia dorëzohet në fund, Anglia kalon në finale...

Azzurret u mposhtën 2-1 në kohën shtesë në gjysmëfinale, u barazuan në minutën e 96-të dhe e mposhtën në minutën e 119-të.

23 Korrik 2025, 05:59 Nga DOSJA

“Euro 2025” për Femra/ Italia dorëzohet në fund,

ZVICER - Dramë në Gjenevë… Në një stadium të mbushur plot e përplot, Italia pësoi një humbje e tmerrshme, ku kohët shtesë të ndeshjes, ishin të mallkuara për të.

Pasi kryesoi për një kohë të gjatë, skuadra e Soncin pësoi golin e barazimit në fund të kohës shtesë të ndeshjes. Më pas, në shtesat 2x15 minuta, në minutat e fundit të periudhës së dytë pëson golin e dytë dhe të humbjes së gjysmëfinales.

Anglia, kampione në fuqi mori epërsinë falë zëvendësueses, Kelly, e cila shënoi penalltinë e saj në tentativën e dytë, të pritur fillimisht nga Giuliani, duke i siguruar “Luaneshave” i një vend në finalen e Europianit të Femrave.

Italianet kaluan në epërsi me anë të Bonansea 33′, ndërsa anglezet përmbysën gjithçka me golat e Agyemang 90’+6 dhe Kelly 119′.

Anglezet shkruajnë një tjetër kapitull epik në librin emocionues të udhëtimit të tyre në “Euro 2025”. Michelle Agyemang dhe Chloe Kelly janë heroina edhe një herë, duke e mbajtur gjallë ëndrrën e Anglisë për të ruajtur titullin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll