Sport

Kampionët e Kosovës dorëzohen në fund përballë Kopenhagenit!

Në duelin e parë të vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, që përfundoi me rezultatin 2 me 0.

23 Korrik 2025, 00:57 Nga DOSJA
Kampionët e Kosovës dorëzohen në fund përballë

DANIMARKE - Kampionët e Dritës së Gjilanit, i kanë bërë rezistencë plot 69 minuta, gjigantëve të Kopenhagenit, në duelin e parë të vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, që përfundoi me rezultatin 2 me 0. 

Vendasit e drejtuar nga trajneri Nestrup, iu falë dy penalltive në minutat 69 dhe 76 që u shndërruar në gol nga Magnus Matson. 

Pavarësisht humbjes, skuadra e Dritës, arriti të regjistronte një paraqitje pozitive, duke përballuar denjësisht një rival si Kopenhagen. Dueli i kthimit do të zhvillohet pas një jave në qytetin e Prishtinës.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll