Sport

Legjenda Gascoigne del nga spitali, pas ankthit që krijoi: "Ai është mirë!"

Sipas një zëdhënëseje të agjencisë që e përfaqësonte atë, shkaku i shtrimit të tij në spital ishte një problem me fytin.

22 Korrik 2025, 16:30 Nga DOSJA

Legjenda Gascoigne del nga spitali, pas ankthit që krijoi: "Ai

ANGLI - Bota e futbollit po merr frymë lirisht për Paul Gascoigne. Ish-mesfushori 58-vjeçar i Anglisë është larguar nga spitali ku u shtrua pas një sëmundjeje të papritur dhe është kthyer në shtëpi.

Sipas Carly Saward të agjencisë MNT, e cila e përfaqëson atë, "Paul shkoi vullnetarisht në urgjencë të premten, pasi luftoi me një problem të gjatë me fytin. Ai është kthyer tashmë në shtëpi dhe është mirë."

Ditët e fundit, mediat angleze raportuan për shtrimin e tij në një spital të Dorsetit, pasi një mik e gjeti të rrëzuar dhe gjysmë të pavetëdijshëm në shtëpinë e tij në Poole.

U fol për shtrimin e tij në kujdes intensiv dhe më pas transferimin në urgjencë, pasi gjendja e tij u stabilizua. Tani vijnë lajmet e mira, të cilat gjithashtu duket se e minimizojnë disi seriozitetin e incidentit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Korrik 2025, 12:30

Rregulli + 18 i Premier League…

ANGLI - Një lojtar i Arsenalit do të “ndalohet” të futet në dhomat e zhveshjes së ekipit të parë për shkak...