Sport

Turi i Francës, 40 vjet pa një francez fitues…

Bernard Hinault është fituesi i fundit i garës çiklistike më të famshme në Botë.

22 Korrik 2025, 11:27 Nga DOSJA
Turi i Francës, 40 vjet pa një francez fitues…
Bernard Hinault në krye me fanelën e verdhë…

FRANCE - Ishte data 21 korrik 1985, kur Bernard Hinault ngriti krahët lart në Paris me fanelën e verdhë, duke fituar për herë të pestë Turin e Francës, triumfi i fundit për të në karrierë në kompeticionin më prestigjioz të çiklizmit.

40 vjet më vonë, çiklizmi francez ende nuk e ka gjetur trashëgimtarin e legjendës, Hinault. Që atëherë, asnjë francez nuk është ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit në garën më të rëndësishme në Botë.

Një shterpësi e dhimbshme kombëtare për Francën dhe e pashpjegueshme, për të cilin është rikthyer të flasë ikona e çiklizmit, Bernard Hinault.

“Për të fituar Turin e Francës duhet të jesh një superyll”, shprehet Hinault në një intervistë për mediat vendase. Për të, problemi është strukturor dhe pothuajse gjenetik: “Kjo nuk mund të prodhohet. Një çiklist nuk është si një makinë, ai duhet të ketë talentin e lindur”.

Që nga viti 1985, njëmbëdhjetë kombësi të ndryshme e kanë fituar garën, ndërsa Franca vazhdon të shikojë triumfet e të tjerëve, mes zhgënjimit, nostalgjisë dhe shpresës, që mbetet gjithnjë e më e largët.

Dje u bënë saktësisht katër dekada, ndërsa Hinault nuk pret mrekulli. Turi i këtij edicioni është në etapën e 16-të në sot në iternerarin Mont Pelie-Mont Ventu, një etapë malore prej 171 km. Ndërkohë në krye të klasifikimit të përgjithshëm mbetet slloveni Pogaçar, i cili është dhe pretendenti kryesorë për ta fituar këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll