Aktualitet

FOTO/ Përfshihet nga flakët rimorkio e kamionit në aksin Vlorë-Fier, drejtuesi del në kohë nga mjeti, dyshimet e para...

Mësohet se drejtuesi i kamionit ka vërejtur tym në pjesën e gomave të rimorkios e cila ka qenë me ngarkesë dhe menjëherë ka ndalë nga kamioni.

21 Korrik 2025, 09:47 Nga M.B
FOTO/ Përfshihet nga flakët rimorkio e kamionit në aksin
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORA- Një rimorkio kamioni është përfshirë nga flakët sot në autostradën Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Panaja. Mësohet se drejtuesi i kamionit ka vërejtur tym në pjesën e gomave të rimorkios e cila ka qenë me ngarkesë dhe menjëherë ka dalë nga kamioni.

Ai ka bërë shkëputjen e rimorkios pasi rrezikonte të digjej kamioni për shkak të depozitës së karburantit ndërsa me ardhjen e zjarrfikësve të Vlorës është shuar zjarri. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e tej nxehjes së frenave të rimorkios.

vlore-fier

Sondazh

Poll