Aktualitet

Bombola e gazit pëson rrjedhje në një banesë në Maliq/ Zjarfikësit shmangin tragjedinë, raportohen vetëm dëme materiale

Nga rrjedhja e gazit janë evidentuar vetëm dëme materiale në një mjedis të banesës, ku ishte edhe vatra e ngjarjes, i cili përdorej nga familja.

21 Korrik 2025, 09:29 Nga E. D
Bombola e gazit pëson rrjedhje në një banesë në Maliq/
pamje nga vendngjarja

MALIQ- Një bombol gazi ka pësuar rrjedhje në ambientet e një banese në fshatin Vloçisht të Maliqit, duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht flakët nuk janë përhapur më tej, ndërsa nuk raportohet për të dëmtuar.

Nga rrjedhja e gazit janë evidentuar vetëm dëme materiale në një mjedis të banesës, ku ishte edhe vatra e ngjarjes, i cili përdorej nga familja. Pas ndërhyrjes së zjarrfikëses, rreziku u neutralizua.

maliq

Sondazh

Poll