Sport

Shqipëria, para Botërorit, do të testojë veten në një miqësore me Gjibraltarin modest!...

Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë një miqësore para ndeshjes së Botërorit, kundërshtari një rival modest dhe përballje historike

19 Korrik 2025, 12:30 Nga DOSJA

Shqipëria, para Botërorit, do të testojë veten në

TIRANE - Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit, më 4 shtator. Të dyja federatat kanë rënë dakord që kjo ndeshje të zhvillohet në Gjibraltar, në “Europa Point Stadium” në orën 18:00.

Në muajin shtator, Shqipëria ka vetëm një ndeshje zyrtare, atë kundër Letonisë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, që do të luhet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”. Për këtë arsye, stafi teknik i kuqezinjve ka vendosur të zhvillojë një miqësore, për të testuar gjendjen e lojtarëve para sfidës zyrtare.

Historia dhe Gjibraltari

Kjo do jetë hera e parë që dy skuadrat do përballen në një duel mes tyre. Në nëntorin e 2020 një miqësore ishte vendosur mes dy skuadrave në "Elbasan Arena", por që u anulua për shkak të Covid-19.

Tanimë gjithçka është lënë pas dhe duket se kushtet janë pjekur që dy kombëtaret të luajnë për herë të parë kundër njëra-tjetrës. Rival modest për skuadrën e Sylvinhos, me Gjibraltarin që ndodhet në vendin e 196-të në renditjen e FIFA-s për skuadrat kombëtare.

Shqipëria, para Botërorit, do të testojë veten në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll