Aktualitet

E rëndë në Elbasan, po ruanin bagëtitë dhe u futën për t'u larë, mbyten 2 vëllezërit e mitur në lumin Shkumbin

Sipas informacioneve paraprake të miturit kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha ka bërë që ata të mos dilnin më në breg.

18 Korrik 2025, 19:36 Nga M.B
E rëndë në Elbasan, po ruanin bagëtitë dhe u futën
Foto ilustruese

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, nga ku raportohet se 2 të mitur, vëllezër, kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin ndersa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre.

Sipas informacioneve paraprake të miturit kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha ka bërë që ata të mos dilnin më në breg. Bëhet me dije se banorë të zonës dhe forcat e emergjencës u përpoqën t’i ndihmonin, por trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një pjesë tjetër të lumit.

Fëmijët, sipas informacioneve, i përkisnin moshave 7 dhe 9-vjeç. Gjithashtu mësohet se autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Në fshatin Labinot fushë, dyshohet se janë mbytur aksidentalisht në lumin Shkumbin dy fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç (vëllezër). Trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

elbasan

Sondazh

Poll