Aktualitet

Zjarr në fshatin Poshnje në Dimal, flakët rrezikuan banesat, situata vihet nën kontroll

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të Dimalit dhe Beratit si dhe forcat e ushtrisë së Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë në Poshnje.

17 Korrik 2025, 18:45 Nga M.B
Zjarr në fshatin Poshnje në Dimal, flakët rrezikuan banesat,
Foto ilustruese

BERAT- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Poshnje në Bashkinë Dimal nga ku mësohet se fakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, duke rrezikuar shumë banesa që ndodheshin aty pranë.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të Dimalit dhe Beratit si dhe forcat e ushtrisë së Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë në Poshnje. Sipas informacioneve, zjarrëfikësit kanë bërë të mundur lokalizimin e shpejtë flakëve dhe kanë shmangur rrezikun e përhapjes së tyre drejt shtëpive.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll