Kina kritikon politizimin e tregtisë mes të përplasjes me SHBA-në
Foto KINË- Zëvendëskryeministri kinez, He Lifeng, paralajmëroi të mërkurën kundër politikave tregtare proteksionist...
Edhe kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është i përkushtuar të ruajë rajonin jugperëndimor të Sirisë si një zonë të çmilitarizuar dhe të mbrojë popullsinë druzi në kufi. Kërcënimi i Izraelit vjen pas shpërthimit të dhunës në qytetin Suweida, ku një armëpushim i arritur të martën mes forcave qeveritare siriane dhe grupeve të armatosura druzi u thye të mërkurën.
IZRAEL- Izraeli ka paralajmëruar se do të rrisë përfshirjen ushtarake në jug të Sirisë, nëse forcat qeveritare siriane nuk tërhiqen nga zonat e banuara nga komuniteti druzi. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi të mërkurën se ushtria izraelite "do të vazhdojë të godasë forcat e regjimit derisa ato të tërhiqen dhe do të rrisë nivelin e përgjigjes nëse mesazhi nuk kuptohet".
Edhe kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është i përkushtuar të ruajë rajonin jugperëndimor të Sirisë si një zonë të çmilitarizuar dhe të mbrojë popullsinë druzi në kufi. Kërcënimi i Izraelit vjen pas shpërthimit të dhunës në qytetin Suweida, ku një armëpushim i arritur të martën mes forcave qeveritare siriane dhe grupeve të armatosura druzi u thye të mërkurën.
Ministria siriane e Mbrojtjes akuzoi milicitë lokale për shkeljen e marrëveshjes, duke thënë se ushtria rifilloi operacionet për të "mbrojtur banorët dhe garantuar kthimin e sigurt të atyre që janë larguar". Përplasjet nisën mes grupeve të armatosura druzi dhe fiseve sunite beduine në provincën Suweida dhe janë shoqëruar me raporte për vrasje pa gjyq, plaçkitje dhe djegie të shtëpive nga forcat e sigurisë.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi të paktën 250 të vrarë që nga fillimi i dhunës, përfshirë fëmijë, gra dhe dhjetëra pjesëtarë të ushtrisë dhe forcave të sigurisë. Komuniteti druzi, një pakicë fetare që buron nga një degë e Islamit Shiit, përballet me presion në rritje në Siri pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit në dhjetor.
Ndërsa disa pjesëtarë të komunitetit druzi kërkojnë integrim në sistemin e ri politik, të tjerë vazhdojnë të mbeten skeptikë dhe kërkojnë autonomi për rajonin e tyre. Izraeli, ku jeton një pjesë e konsiderueshme e popullsisë druzi, e konsideron këtë komunitet si aleat dhe është zotuar ta mbrojë nga kërcënimet në kufi./REL
Foto KINË- Zëvendëskryeministri kinez, He Lifeng, paralajmëroi të mërkurën kundër politikave tregtare proteksionist...
Zjarri TURQI- Autoritetet turke po përballen me fronte të reja zjarri pas flakëve që u regjistruan të martën në...
Foto SHBA- Bashkimi Evropian po përgatit kundërmasa shtesë që do të zbatohen për importet nga Shtetet e Bashkuara me vle...
Foto TIRANË- Kreu i një organi me ndikim i financuar nga Bashkimi Evropian për këshillim mbi migracionin ka bërë thirrje q&eu...
Foto GJERMANI- Tridhjetë vjet më parë, një metodë komprimimi audio revolucionarizoi botën e muzikës. Instituti Fraunhofe...
Foto SIRI- Vizita e presidentit të përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, në Baku fundjavën e kaluar vuri në pah nj...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Sulmet izraelite gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të së martës i kanë vr...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, me ministrat e Jashtëm të BE-së, Bruksel, 15 korrik. BRUKSEL- Bashk...
Ethan Ives-Griffiths BRITANI- Ethan Ives-Griffiths, një djalë 2-vjeçar, humbi jetën pas keqtrajtimit të rëndë n&e...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë sot se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk duhet ta shënjestroj&eum...