Aktualitet

EMRI/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes, arrestohet 55-vjeçari në Cërrik

Sipas innformcioneve, dhuna dyshohet të jetë ushtruar për motive të dobëta, ndërsa menjëherë pas denoncimit është lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje për bashkëshorten.

15 Korrik 2025, 21:41 Nga M.B
EMRI/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes, arrestohet
Foto ilustruese

CËRRIK- 55-vjeçari Kastriot Omeri banues në lagjen Malasej, në Cërrik raportohet se është arrestuar pas një denoncimi për dhunë në familje. Paraprakisht dyshohet 55-vjeçari se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Sipas innformcioneve, dhuna dyshohet të jetë ushtruar për motive të dobëta, ndërsa menjëherë pas denoncimit është lëshuar edhe një urdhër mbrojtjeje për ish-bashkëshorten.

cerrik

Sondazh

Poll