Bota

"Mund të goditeni nga sanksione!" Rutte drejtuar Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putin dhe i thoni se duhet të merret seriozisht me bisedimet e paqes

Ai i bëri këto komente një ditë pasi Donald Trump kërcënoi me tarifa dytësore “të ashpra” prej 100% për blerësit e eksporteve ruse, nëse Moska nuk bën paqe në Ukrainë brenda 50 ditëve.

15 Korrik 2025, 19:30 Nga M.B
"Mund të goditeni nga sanksione!" Rutte drejtuar Indisë,
Mark Rutte

SHBA- Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka paralajmëruar Indinë, Kinën dhe Brazilin se mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet dytësore nëse vazhdojnë të tregtojnë me Rusinë, duke i nxitur ata të telefonojnë Vladimir Putinin për të kërkuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

Ai i bëri këto komente një ditë pasi Donald Trump kërcënoi me tarifa dytësore “të ashpra” prej 100% për blerësit e eksporteve ruse, nëse Moska nuk bën paqe në Ukrainë brenda 50 ditëve.

“Inkurajimi im për këto tre vende është, mund të dëshironi ta shqyrtoni këtë sepse kjo mund t’ju godasë shumë rëndë. Ju lutem telefononi Vladimir Putinin dhe i thoni se duhet të merret seriozisht me bisedimet e paqes”, tha Rutte duke folur në një takim me senatorë në Kongresin Amerikan.

Një ditë më parë, Rutte së bashku me Trump mbajtën një konferencë për media në Shtëpi të Bardhë, nga ku deklaruan se SHBA-ja është dakordësuar t’i shesë armë moderne NATO-s, të cilat më pas do t’i transferohen Ukrainës.

mark rutte

Sondazh

Poll