Sport

Portieri i ri i Liverpulit, Mamardashvili prezantohet: "Është një ëndërr e bërë realitet!"

“Kur pranova ofertën e Liverpoolit verën e kaluar, ndjeva sikur diçka e madhe do të fillonte në jetën time, por vetëm tani e kuptoj vërtet se çfarë do të thotë të jesh lojtar i Liverpoolit."

15 Korrik 2025, 09:00 Nga DOSJA

Portieri i ri i Liverpulit, Mamardashvili prezantohet: "Është

ANGLI - Portieri i ri i Liverpoolit, gjeorgjiani Giorgi Mamardashvili, ka publikuar disa deklarata në kanalet e tij zyrtare. Më poshtë është një fragment.

"Jam i lumtur dhe shumë i emocionuar që jam këtu. Është një moment i jashtëzakonshëm për mua, sepse t'i bashkohem një klubi si Liverpooli nuk është thjesht një transferim, është një ëndërr e bërë realitet. Ndihem gati, i motivuar dhe krenar.

Kur pranova ofertën e Liverpoolit verën e kaluar, ndjeva sikur diçka e madhe do të fillonte në jetën time, por vetëm tani e kuptoj vërtet se çfarë do të thotë të jesh lojtar i Liverpoolit."

"Kur arrita këtu, ishte një kohë vërtet e vështirë për klubin (për shkak të ndarjes nga jeta të Diogo Jotës), por të gjithë këtu e kanë mbështetur njëri-tjetrin dhe shoh se jemi si një familje e madhe. Nuk jemi vetëm një ekip, jemi njerëz që kujdesemi për njëri-tjetrin."

"Gjatë disa muajve të fundit, kam parë çdo ndeshje me një ndjesi të ndryshme, sikur të isha tashmë pjesë e ekipit. Plus, si fëmijë, gjithmonë shikoja video portierësh në YouTube dhe gjithashtu mbaj mend disa portierë të Liverpoolit.

Më kujtohet Jerzy Dudek, pastaj Pepe Reina dhe tani Alisson Becker. Liverpooli ka një traditë të shkëlqyer portierësh dhe dua të përpiqem të shkruaj kapitullin tim në atë histori."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll