Sport

VIDEO/ Infantino i dhuron edhe presidentit Donald Trump një medalje kampioni!...

Presidenti i FIFA-s bëri gjithçka për të kënaqur udhëheqësin e SHBA-së

14 Korrik 2025, 17:11 Nga DOSJA

VIDEO/ Infantino i dhuron edhe presidentit Donald Trump një medalje

SHBA - Lojtarët e Chelseat ishin protagonistët kryesorë të pasdites në New Jersey, por Donald Trump nuk do të mbetej pas.

Presidenti amerikan gjithashtu spikati, veçanërisht në ceremoninë përfundimtare. Ai madje mori në shtëpi një medalje fituesi, të dhënë nga vetë presidenti i FIFA-s.

Pastaj, në një moment tjetër disi të sikletshëm, udhëheqësi amerikan ia dorëzoi trofeun kapitenit Reece James dhe, në vend që të largohej nga vendi i ngjarjes, qëndroi aty në mes të festimeve të Chelseat. Fundja, edhe ai ishte kampion sipas Infantinos…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll