Bota

Irani paralajmëron SHBA-në: Nëse negociatat kushtëzohen me ndalimin e pasurimit të uraniumit nuk do zhvillohen

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kishin qenë të angazhuara në pesë raunde bisedimesh që nga prilli, derisa Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit më 13 qershor, duke çuar në luftën 12-ditore. Delegacionet e SHBA-së dhe Iranit ishin planifikuar të takoheshin më 15 qershor, por bisedimet u shtynë për shkak të luftës.

14 Korrik 2025, 20:30 Nga E. D
Irani paralajmëron SHBA-në: Nëse negociatat kushtëzohen me
Ajatollah Ali Khameneit,

IRAN- Këshilltari i Ajatollah Ali Khameneit, Ali Akbar Velayati, ka deklaruar se Iranit është i gatshëm për të mos vazhduar me negociatat mbi programin e tij bërthamor nëse SHBA-të këmbëngulin në ndërprerjen e pasurimit të uraniumit. 

"Nëse negociatat kushtëzohen me ndalimin e pasurimit, atëherë sigurisht që negociata të tilla nuk do të zhvillohe", tha ai gjatë takimit të tij me ministrin e Brendshëm pakistanez Mohsin Naqvi. 

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kishin qenë të angazhuara në pesë raunde bisedimesh që nga prilli, derisa Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit më 13 qershor, duke çuar në luftën 12-ditore. Delegacionet e SHBA-së dhe Iranit ishin planifikuar të takoheshin më 15 qershor, por bisedimet u shtynë për shkak të luftës.

Sot, Presidenti iranian Masoud Peskov përsëriti se vendi i tij është në favor të diplomacisë në një mesazh në faqen zyrtare të internetit të presidencës.

"Ne ende besojmë se dritarja e diplomacisë është e hapur dhe ne do ta ndjekim seriozisht këtë rrugë paqësore”, shtoi ai.

Irani nuk e ka përjashtuar rifillimin e bisedimeve me SHBA-në, por, siç tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmail Baghai, nuk është rënë dakord për një datë apo vend për një takim midis Ministrit të Jashtëm Abbas Araghchi dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së Steve Witkoff. 

ajatollah ali khameneit

Sondazh

Poll