Bota

Italia do përballet me humbje ekonomike prej 12 miliardë euro në vit, nëse SHBA vendos tarifa ndaj Evropës

Në të njëjtën kohë, Svimez vlerëson se mund të humbasin 150,000 vende pune me kohë të plotë. Nëse tarifat godasin edhe sektorin farmaceutik italian, kostoja për vendin do të jetë edhe më e lartë.

14 Korrik 2025, 20:02 Nga E. D
Italia do përballet me humbje ekonomike prej 12 miliardë euro në
Giorgia Meloni dhe Donald Trump

ITALI- Italia do të pësojë një humbje ekonomike prej 12 miliardë eurosh në vit, nëse Amerika do të vendosë tarifa ndaj Evropës. Siç është llogaritur nga Shoqata për Zhvillimin e Italisë Jugore Svimez, PBB-ja e vendit pritet të tkurret me 0.5%.

Në të njëjtën kohë, Svimez vlerëson se mund të humbasin 150,000 vende pune me kohë të plotë. Nëse tarifat godasin edhe sektorin farmaceutik italian, kostoja për vendin do të jetë edhe më e lartë.

Ndërkohë, shoqatat bujqësore dhe ushqimore po bëjnë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara dhe se 12% e prodhimit të përgjithshëm bujqësor italian eksportohet në këtë vend. 

"Nëse nuk gjendet një zgjidhje kompromisi, ekonomia jonë reale do të pësojë një goditje të madhe", tha Ettore Prandini, president i shoqatës bujqësore Coldiretti.

Sipas televizionit Rai, nëse tarifat e shpallura nga Donald Trump më në fund vihen në fuqi, eksportet e verës italiane në Amerikë mund të ulen deri në 80%, ndërsa çmimi i djathrave më të famshëm italianë mund të kalojë 50 dollarë për kilogram.

Së fundmi, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme italiane që operojnë në sektorët e sendeve me vlerë, mobiljeve, qelqit dhe produkteve metalike po shprehin shqetësim të madh.

fiorgia meloni donald trump

Sondazh

Poll