Bota

Ministri i Jashtëm rus dhe homologu i tij kinez takohen në Pekin, diskutojnë marrëdhëniet me SHBA-në dhe Ukrainën

Të dy vendet shpallën një partneritet pa kufij në shkurt të vitit 2022, kur Vladimir Putin vizitoi Kinën disa ditë para se të dërgonte dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë.

13 Korrik 2025, 22:56 Nga r.ll
Ministri i Jashtëm rus dhe homologu i tij kinez takohen në Pekin,
wang Yi dhe Lavrov

PEKIN- Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov është takuar me homologun e tij kinez, Wang Yi ditën e sotme në Pekin. Ministria e Jashtme e Rusisë tha se dyshja diskutoi marrëdhëniet e tyre me SHBA-në dhe perspektivat e përfundimit të luftës në Ukrainë.

"U theksua rëndësia e forcimit të koordinimit të ngushtë midis dy vendeve në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit të saj, SCO-në, BRICS-in, G20-ën dhe APEC-un", thuhet në deklaratën e ministrisë ruse. .

Të dy vendet shpallën një partneritet pa kufij në shkurt të vitit 2022, kur Vladimir Putin vizitoi Kinën disa ditë para se të dërgonte dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë.

Takimi i Lavrovit vjen pas vizitës së tij në Korenë e Veriut dje, ku ai tha se Moska ndan një vëllazëri luftarake të pamposhtur me Phenianin.

sergei lavrov wang yi kine rusi

Sondazh

Poll