13 Korrik 2025, 22:31
Nga r.ll
sinner dhe middleton
BRITANI- Kate Middleton, Princesha e Uellsit, u rikthye në Wimbledon të dielën së bashku me bashkëshortin e saj, Princin William, dhe dy nga fëmijët e tyre për të ndjekur finalen e meshkujve midis Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner. Kate është patronazhi i All England Club dhe ia dorëzoi trofeun e fituesit Sinner pasi ai mundi Alcaraz 4-6, 6-4, 6-4, 6-4 në Fushën Qendrore.
Princesha ka rifilluar gradualisht detyrat e saj publike pas trajtimit të kancerit dhe ishte në Wimbledon për të dytën ditë radhazi. Të shtunën, ajo mori pjesë në finalen e femrave dhe i dha kampiones Iga Swiatek çmimin e saj pas një fitoreje 6-0, 6-0 dhe i ofroi fjalë ngushëllimi nënkampiones Amanda Anisimova.
Të dielën, familjes mbretërore britanike iu bashkua Mbreti Felipe VI i Spanjës, një numër ish-kampionësh të Wimbledonit dhe një mori personazhesh të famshëm të Hollivudit. Aktorët Keira Knightley, Matthew McConaughey, Nicole Kidman dhe John Lithgow ishin të gjithë të ulur në Royal Lodge, ashtu si edhe kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan.
William dhe Kate mbërritën në All England Club së bashku me djalin e tyre më të madh, Princin George, dhe vajzën Princeshën Charlotte. Përpara finales së meshkujve, ata kaluan pak kohë duke biseduar me Julian Cash dhe Lloyd Glasspool, të cilët të shtunën u bënë dyshja e parë tërësisht britanike në 89 vjet që fiton titullin e dyshes së meshkujve në Wimbledon.
Vitin e kaluar, ndërsa po shërohej nga kanceri , Kate nuk mori pjesë në finalen e femrave, por ishte e pranishme në fitoren e Alcaraz kundër Novak Djokovic në All England Club. Këtë javë ajo priti gjithashtu Presidentin Francez Emmanuel Macron gjatë një vizite shtetërore në Britani.
kate middleton finalja e wimbledon
auto 41752437791
kate middleton wimbledon 071325 5 d32a1cedcac540b78212ccfd59509a18
k4jpg
k1jpg
Bota
13 Korrik 2025, 21:58
r.ll
melania dhe donald trump, gianni infantino
SHBA- Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka ndjekur nga afër sot finalen e Kup&eum...
Bota
13 Korrik 2025, 21:43
r.ll
friedrich merz
BERLIN- Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar ditën e sotme se do të punojë intensivisht me Presidentin francez Emman...
Bota
13 Korrik 2025, 21:18
r.ll
vendngjarjet
SHBA- Një person i armatosur hapi zjarr pranë Aeroportit Blue Grass në Lexington në SHBA, duke qëlluar nj&e...
Bota
13 Korrik 2025, 21:07
r.ll
pam bondi
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbrojtur Pam Bondi-n, prokuroren më të lartë të Amerikës, mes thirrjev...
Bota
13 Korrik 2025, 19:22
r.ll
donald trump
FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje BE-së të mbrojë me vendosmëri interesat evro...
Bota
13 Korrik 2025, 19:12
r.ll
friedrich merz
GJERMANI- Koalicioni qeverisës në Gjermani po përballet me krizën e parë serioze vetëm në dy muaj pas for...
Bota
13 Korrik 2025, 18:56
r.ll
foto ilustruese
KROACI- Ministrat nga vendet e Ballkanit kanë mbështetur pranimin e Ukrainës në NATO kur të gjithë aleatë...
Bota
13 Korrik 2025, 18:50
r.ll
pamje nga vendngjarja
BRITANI- Një aeroplan i vogël është rrëzuar menjëherë pas ngritjes pasditen e sotme në aeropo...
Bota
13 Korrik 2025, 16:49
r.ll
rutte, trump
SHBA- Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Uashingtonin nesër, ku pritet të zhvilloje takime me presidentin amerikan...
Bota
13 Korrik 2025, 16:42
r.ll
gisele pelicot
FRANCË- Gisele Pelicot, gruaja franceze që fitoi njohje ndërkombëtare pasi dëshmoi publikisht në gjyqin e saj...