Aktualitet

Përplasen në Golem dy motorë uji, përfundon në spital i riu nga Kosova, shoqërohet drejtuesi i një prej mjeteve lundruese

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

13 Korrik 2025, 19:34 Nga r.ll

 

Përplasen në Golem dy motorë uji, përfundon në spital i
foto ilustruese

 

KAVAJË- Dy motorë janë përplasur pasditen e sotme në Golem rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë. Si pasojë e përplasjes një nga drejtuesit e mjeteve lundruese, një 31-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në spital.

Aktualisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë drejtuesi tjetër është dërguar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Sipas informacioneve zyrtare policore, të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Rreth orës 17:36, në Golem, Kavajë, në vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë,(zonë detare për lundrim jo zonë plazhi), shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, duke drejtuar një motor uji, është përplasur në det me një tjetër motor uji, që drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, nga shërbimet e Policisë Kufitare që po monitoronin hapësirën detare. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi S. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

aksident ujor ne golem

Sondazh

Poll