Aktualitet

Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur, arrestohet drejtuesi i automjetit

19-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 

13 Korrik 2025, 15:11 Nga r.ll
Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës me 1 të vdekur
aksidenti

TIRANË-  Një aksident i rëndë është regjistruar një ditë më parë në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, ku një 19-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 

19-vjeçari është vënë ditën e sotme në pranga. Nga aksidenti humbi jetën një nga pasagjerët në automjet, 18-vjeçari me iniciale E.B. Ndërkohë pasagjeri tjetët dhe shoferi u dërguan në spital për ndihmë mjekësorë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:

– arrestuan shtetasin D. D., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, në autostradën “Tiranë-Durres”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi E. B., 18 vjeç, banues në Durres, si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi E. Sh., 19 vjes, te cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

aksident ne tirane-durres

Sondazh

Poll