13 Korrik 2025, 11:44
Nga E. D
Masoud Pezeshkian
IRAN- Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, i shpëtoi për pak vdekjes gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, sipas raportimeve të mediave iraniane. Agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars raportoi të shtunën se më 16 qershor, tre ditë pas nisjes së konfliktit, Forcat Ajrore izraelite bombarduan një kompleks të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit.
Agjencia e lajmeve iraniane raportoi se gjashtë raketa goditën hyrjet dhe daljet e godinës, një taktikë e ngjashme me atë të përdorur në sulmin izraelit kundër liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Pas sulmit, ndërtesa mbeti pa energji elektrike.
Në momentin e bombardimit, në ndërtesë po zhvillohej një mbledhje. Të pranishmit, përfshirë presidentin Pezeshkian, arritën të strehoheshin në një vend të sigurt, megjithatë disa u plagosën, përfshirë vetë Pezeshkianin, i cili mësohet të ketë marrë lëndime në këmbë.
Në një intervistë të dhënë rreth një javë më parë për gazetarin amerikan Tucker Carlson, Pezeshkian kishte folur për atentatin ndaj tij, duke lënë të kuptohet se saktësia e sulmit mund të jetë pasojë e një rrjedhjeje nga shërbimet iraniane të inteligjencës.
masoud pezeshkian
Bota
13 Korrik 2025, 10:55
E. D
Brigitte Macron dhe Emmanuel Macron
FRANCË- Brigitte Macron shoqëroi Presidentin e Francës dhe bashkëshortin e saj, Emmanuel Macro...
Bota
13 Korrik 2025, 09:57
E. D
foto ilustruese
IRLANDË- Një varr masiv është zbuluar Ilandë me qindra foshnje. Sipas mediave të huaja hetuesit kan...
Bota
13 Korrik 2025, 09:49
E. D
foto ilustruese
KOREJA E VERIUT- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka ofruar Moskës “mbështetje të palëkundur&r...
Bota
13 Korrik 2025, 09:25
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Një 20-vjeçar arriti të arratisej nga burgu të premten duke u fshehur në çant&eum...
Bota
13 Korrik 2025, 09:19
E. D
foto ilustruese
SHBA- Në kulmin e Luftës së Ftohtë, në vitet ’60, analistët e Agjencisë Qendrore amerikane të...
Bota
13 Korrik 2025, 08:30
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Kur Sabine Schwarz (emri i ndryshuar nga redaksia) mësoi për idenë e Ministres së Arsimit nëpërmje...
Bota
13 Korrik 2025, 07:58
E. D
Ursula von der Leyen dhe Donald Trump
BRUKSEL- Vendimi i Donald Trump për vendosjen e tarifave prej 30% për produktet nga Bashkimi Evropian ...
Bota
13 Korrik 2025, 07:48
E. D
pamje nga permbytjetet
SPANJË- Dy persona rezultojnë të zhdukur në Katalonjë, pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën&nb...
Bota
13 Korrik 2025, 07:39
E. D
foto ilustruese
SHBA- Prokuroria amerikane, Pam Bondi, urdhëroi të shtunën mbylljen e çështjes penale ndaj një mjeku të...
Bota
13 Korrik 2025, 07:28
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Përveç qeverisë, përfaqësues të ekonomisë dhe industrisë po shprehin shqetësimin ...