Sport

Seria A ‘transferohet’ në Australi: AC Milan-Como projektohet të luhet në Perth…

Këshilli i FIGC e ka miratuar. Tani e vetmja gjë që mungon është miratimi formal nga FIFA, UEFA, Federata Australiane e Futbollit dhe Federata Aziatike e Futbollit.

11 Korrik 2025, 13:00 Nga DOSJA

Seria A ‘transferohet’ në Australi: AC Milan-Como projektohet

ITALI - Futbolli italian po përgatitet për një ndeshje historike. Pas një kërkese nga Lega Serie A, FIGC (Federata Italiane e Futbollit) ka dhënë dritën jeshile për ta luajtur ndeshjen AC Milan kundër Como në Perth të Australisë. Ndeshja do të jetë e vlefshme për raundin e 26-të të ndeshjeve të planifikuara për fundjavën e 7-8 shkurtit 2026.

Pas përgjigjes pozitive nga Federata Italiane e Futbollit, mbeten vetëm disa hapa për të zyrtarizuar marrëveshjen, duke përfshirë marrjen e autorizimeve të tjera.

Konkretisht, për të luajtur ndeshjen AC Milan kundër Como në Perth, do të kërkohet edhe miratimi zyrtar nga Federata Australiane e Futbollit, UEFA, Federata Aziatike e Futbollit dhe FIFA. Këto janë hapa të detyrueshëm, por sipas rrjedhjeve të informacionit, ato duhet të jenë në thelb një formalitet.

Në Perth, Milan-Como është planifikuar të luhet në stadiumin Optus, një stadium me 60.000 vende që përdoret zakonisht për ndeshjet australiane të futbollit, regbit dhe kriketit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, do të jetë një ngjarje krejtësisht e paprecedentë. Për herë të parë në histori, një ligë e madhe evropiane do të luajë një ndeshje jashtë vendit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll