Sport

Vllaznia befasohet në fund, mundet në Elbasan nga letonezët e Dougavpils!

Skuadra e Edi Martinit u tregua e pavëmendshme në minutën e 85-të, kur pësoi edhe golin realizuar nga Lizunovs.

10 Korrik 2025, 22:26 Nga DOSJA
Vllaznia befasohet në fund, mundet në Elbasan nga letonezët e

ELBASAN - Vllaznia ka pësuar një humbje të hidhur në ndeshjen e parë të eliminatore të Ligës së Konferencës, pasi u mund 1-0 nga letonezët e Dougavpils në “Elbasan Arena”.

Shkodranët provuan me të gjitha mënyrat të shënonin, por nuk ia dolën dot dhe kur dukej se gjithçka do të mbyllej me shifrat e baradha 0-0, vjen surpriza e hidhur për shkodranët.

Skuadra e Edi Martinit u tregua e pavëmendshme në minutën e 85-të, kur pësoi edhe golin realizuar nga Lizunovs. Një humbje që dhemb shumë përballë një kundërshtari që ishte njësoj ose nën nivelin e skuadrës shqiptare, gjithësesi, gjithçka mbetet e hapur edhe pse në një malore për skuadrën e shkodrane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll