Aktualitet

Ishte në kërkim për vrasje, policia greke vë në pranga shqiptarin në Qafë-Botë, po tentonte të kalonte drejt Greqisë

Ndalimi i tij është bërë nga sektori i verifikimit të pasaportave të Sajadhës, në bashkëpunim me sektorin e zbulimit të krimeve të Igumenicës. 

9 Korrik 2025, 21:00 Nga r.ll
Ishte në kërkim për vrasje, policia greke vë në pranga
foto ilustruese

GREQI- Një shqiptar i kërkuar për vrasje është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Mavromatit (Qafë-Botë).

Sipas raportimeve, ndalimi i tij është bërë nga sektori i verifikimit të pasaportave të Sajadhës, në bashkëpunim me sektorin e zbulimit të krimeve të Igumenicës. 

Pas verifikimit të pasaportës, shqiptari, i cili donte të kalonte në Greqi, rezultoi se ishte person në kërkim nga Interpol Tirana, për veprën penale “vrasje me dashje”. 

Ai është shoqëruar në Komisariatin e Igumenicës dhe dosja i ka kaluar Prokurorisë së këtij qyteti për nisjen e procedurave të ekstradimit.

qafe bote greqi

Sondazh

Poll