9 Korrik 2025, 11:21
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
MALI I ZI- Qytetarë dhe policë u përleshën më 8 korrik në Podgoricë, gjatë një proteste kundër dhënies së çmimit “13 Korriku” shkrimtarit Beqir Vukoviç, i cili mohon kombin malazez dhe mbështet lëvizjen çetnike. Forcat e policisë përdorën mjete kimike dhe i penguan fizikisht demonstruesit të hynin në vilën shtetërore Gorica, ku u mbajt pritja dhe u dha çmimi. Pas gati tri orësh, protesta përfundoi. Regjisori Danillo Marunoviç, që ishte në krye të protestuesve, u tha të pranishmëve se nuk do të ndalen me aq.
“Sonte, policia jonë na trajtoi brutalisht, si kriminelët më të këqij. Kjo nuk mund të mbarojë sonte”, tha ai.
Policia tha se gjatë tubimit të paautorizuar, të organizuar nga një grup joformal qytetarësh me emrin “STEGA”, pjesëtarët e saj janë sulmuar dhe njëri nga ta është lënduar. Policia paralajmëroi se do t’i identifikojë dhe ndjekë penalisht autorët e dhunës. Në disa raste, disa qindra qytetarë u përpoqën të thyenin kordonin policor dhe të arrinin te vila. Pasi policët përdorën dy herë sprej me piper, ata hodhën vezë dhe gurë në drejtim të tyre.
Turma brohoriste “Fashistë”, “Tradhti”, “Mandiç, fashist”, “Duhet t’u themi jo fashistëve, kurdo, kudo” dhe këndonin himnin malazez. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Podgoricë raportojnë se disa protestues kishin probleme me frymëmarrje, për shkak të përdorimit të sprejit me piper, përfshirë dekanin e Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë Malazeze, Aleksandar Radoman, i cili përfundoi në spital.
Çmimi i “13 Korrikut” ndahet për nder të Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi për krijuesit e veprave që përfaqësojnë vlerat e Malit të Zi. Kryengritja antifashiste në Mal të Zi filloi më 13 korrik të vitit 1941. Për protestuesit, është e papranueshme që çmimi - simbol i antifashizmit - t’i jepej Vukoviqit, një mbështetës i lëvizjes çetnike, i cili bashkëpunoi me fashistët në Luftën e Dytë Botërore. Në shkrimet e veta, Vukoviç ka madhëruar Drazha Mihailloviç, udhëheqësin çetnik të Luftës së Dytë Botërore, duke thënë se ai ka qenë “udhëheqës i kryengritjes së tretë serbe”.
Ai ka mbështetur edhe politikat e Frontit Demokratik pro-rus të Andrija Mandiqit, duke deklaruar se “ato janë e vërteta e vetme në qiellin e turbullt politik të Malit të Zi”. Ka mohuar edhe kombin malazez, duke pretenduar se ai është shpikur nga Kominterni - internacionalja komuniste e themeluar në Moskë në vitin 1919. Krahas Vukoviç, çmimin e fitoi edhe grafisti Velo Stanishiq. Çmimet ua dorëzoi kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiç.
“Veprimet, përkushtimi dhe sukseset tuaja janë simbol i asaj se çfarë duhet të jetë ‘13 Korriku’ në shekullin 21”, tha Mandiç.
Një nga tre laureatët, Millosh Karadaglliç - kitarist klasik me famë botërore - refuzoi ta pranonte çmimin. Policia malazeze arriti në pikën më të ulët kur sulmoi brutalisht qytetarët në një protestë paqësore kundër dhënies së turpshme të çmimit të “13 Korrikut”, tha Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) në opozitë.
“Do të kalojë edhe kjo kohë e errët, por do të mbahet mend se kush ishte shërbëtor i Andrija Mandiç dhe shefave të Beogradit, e kush e mbrojti Malin e Zi qytetar dhe modern”, tha DPS-ja.
Fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë Malazeze u dërgoi një letër ambasadorëve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar në Mal të Zi, duke shprehur shqetësim të thellë për “përdorim të tepruar të forcës” nga policia, gjatë protestës. Letra thekson se dekani i atij fakulteti është lënduar gjatë protestës./ REL
mali i zi
Bota
9 Korrik 2025, 10:39
M.B
Pete Hegseth
SHBA- Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth nuk e informoi Shtëpinë e Bardhë përpara se të autorizonte një&n...
Bota
9 Korrik 2025, 10:37
E. D
foto ilustruese
HOLANDË- Ndryshimet klimatike pothuajse trefishuan numrin e vdekjeve të lidhura me të nxehtin në qytetet e mëdha e...
Bota
9 Korrik 2025, 08:59
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh i zemëruar me presidentin rus, Vladimir Putin. Gjatë një takimi me...
Bota
9 Korrik 2025, 08:28
E. D
foto ilustruese
AZI- Trafikimi i qenieve njerëzore, i “furnizuar” nga mashtrimet online, është rritur ndjeshëm në mba...
Bota
9 Korrik 2025, 08:24
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Në fund të vitit 2024, në Gjermani jetonin gati 83.6 milionë njerëz - më shumë se ku...
Bota
9 Korrik 2025, 08:19
E. D
Donald trump dhe Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se takimi i tij me Presidentin e SHBA-s&...
Bota
9 Korrik 2025, 08:14
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin të martën se flet “budallallëqe...
Bota
9 Korrik 2025, 07:55
E. D
foto ilustruese
RUSI- Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksioneve kundë...
Bota
9 Korrik 2025, 07:28
E. D
pamje nga permbytjet
SHBA- Dita-ditës, tragjedia kombëtare e përmbytjeve në Teksas të SHBA-së po merr përmasa ...
Bota
8 Korrik 2025, 22:52
r.ll
ministri
RUSI- Ishte një fillim dramatik i javës në Rusi. Të hënën në mëngjes, Presidenti Vladimir Putin shkarkoi m...