Sport

VIDEO / Chelsea është finalisti i parë i Botërorit të Klubeve!

Mbrëmjen e së mërkurës do të jetë gjysmëfinalja tjetër, përballja e madhe mes PSG dhe Realit të Madridit që do të zhvillohet në orën 21:00.

8 Korrik 2025, 23:34 Nga DOSJA
VIDEO / Chelsea është finalisti i parë i Botërorit të

SHBA - Chelsea ka siguruar kualifikimin për në finalen e Kupës së Botës së Klubeve, pas një fitoreje bindëse kundër Fluminenses, duke i dhënë fund ëndrrës së brazilianëve për të parë një skuadër të tyre në finalen e madhe.

Në një ndeshje mjaft të bukur, protagonist absolut u bë Joao Pedro, i cili realizoi dy gola vendimtarë, në minutat 18 dhe 56, duke udhëhequr londinezët drejt suksesit. Sulmuesi brazilian i “Bluve” tregoi klasin dhe efikasitetin përballë ish-bashkëkombësve të tij, në një ndeshje ku Chelsea dominoi me pjekuri dhe disiplinë taktike.

Pavarësisht tentativave të Fluminenses për të reaguar, skuadra nuk arriti të çajë mbrojtjen solide të anglezëve, të cilët ruajtën avantazhin me qetësi dhe profesionalizëm.

Me këtë fitore, Chelsea siguron finalen e shumëpritur dhe vazhdon garën për të shtuar një tjetër trofe prestigjioze në palmaresin e tyre. Ndërkohë, për Fluminensen, përfundon një rrugëtim për t'u vlerësuar, por pa mundur të realizojë ëndrrën për t’u shpallur kampione e botës.

Mbrëmjen e së mërkurës do të jetë gjysmëfinalja tjetër, përballja e madhe mes PSG dhe Realit të Madridit që do të zhvillohet në orën 21:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll