Sport

"Është koha për të thënë lamtumirë, krenar që kam shërbyer me fanelën e Bayernit"

Legjenda e Bayernit Thomas Muller ishte në qendrën stërvitore të ekipit për herë të fundit dhe u tha lamtumirë tifozëve bavarezë përmes një videoje prekëse.

8 Korrik 2025, 17:15 Nga DOSJA

"Është koha për të thënë lamtumirë,

GJERMANI - Thomas Muller ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist, duke varur këpucët në gozhdë në moshën 35-vjeçare!

Një legjendë e Bayern Munich, ekipit të cilit i shërbeu për 18 vjet, Muller ishte në qendrën stërvitore të bavarezëve për herë të fundit, duke i dërguar mesazhin e lamtumirës ekipit përmes një videoje që postoi në rrjetet sociale. 

"Tungjatjeta djema! Është "lamtumira" ime e fundit për fushën e stërvitjes dhe dhomën e zhveshjes. Ishte një kënaqësi dhe nder i madh për mua t'i shërbeja Bayernit dhe tani është koha të hap një kapitull të ri në jetën time. Jam i lumtur me gjithçka që kam përjetuar dhe për shumë njerëz të mrekullueshëm që kam takuar në futboll. Ka ardhur koha të them lamtumirë. Ju uroj gjithë të mirat", tha Muller.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll