Bota

12 ushtarë turq vriten në Irak, shkak gazi metan

Të paktën 19 persona u ekspozuan ndaj gazit gjatë operacionit të kërkimit dhe pastrimit të së dielës dhe u dërguan menjëherë në spital.

7 Korrik 2025, 14:51 Nga Dosja.al
12 ushtarë turq vriten në Irak, shkak gazi metan
foto ilustruese

TURQI- Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtar tha se dymbëdhjetë ushtarë turq kanë humbur jetën pasi u ekspozuan ndaj gazit metan gjatë kërkimit në një shpellë në Irak.

Të paktën 19 persona u ekspozuan ndaj gazit gjatë operacionit të kërkimit dhe pastrimit të së dielës dhe u dërguan menjëherë në spital. Ushtarët po kërkonin trupin e një ushtari që u vra në të shtëna me armë zjarri në maj 2022. Ministria tha se pavarësisht përpjekjeve, eshtrat ende nuk janë gjetur.

ushtare turq

Sondazh

Poll