7 Korrik 2025, 07:55
Nga M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Sulmet e Ukrainës me dronë shkaktuan kaos të madh në trafikun ajror të Rusisë në fundjavë. Aeroportet më të mëdha që i shërbejnë Moskës dhe Shën Petersburgut, ishin mes atyre që u detyruan t’i kufizojnë aktivitetet gjatë ditës së diel. Ministria e Transportit e Rusisë njoftoi se deri në orën 18:00 - sipas kohës lokale - ishin anuluar rreth 400 fluturime, për shkak të masave të sigurisë ajrore. Pasagjerëve iu rekomandua të udhëtojnë me tren si alternativë.
“Deri në orën 6 të mbrëmjes - sipas kohës së Moskës - 171 fluturime u anuluan në Aeroportin Sheremetyevo. Pesëdhjetë e gjashtë fluturime u shtynë për më shumë se dy orë”, bëri të ditur ministria.
Në Aeroportin Pulkovo në Shën Petersburg - qytetin e dytë më të madh të Rusisë - u bë e ditur për anulimin e 90 fluturimeve dhe shtyrjen e 37 të tjerave për së paku dy orë.
“Duhet theksuar se ekziston lidhja hekurudhore mes Shën Petersburgut dhe Moskës. Biletat janë të disponueshme në të dyja drejtimet - si për trenat e distancave të gjata, ashtu edhe për trenat me shpejtësi të lartë”, tha ministria.
Sipas njoftimit të saj, fluturime u anuluan edhe në aeroportet në Ivanovo, Kalluga, Kirov, Pskov dhe Tambov. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se gjashtë dronë ukrainas u rrëzuan ndërsa po i afroheshin kryeqytetit, por ai nuk dha detaje për dëmet e mundshme. Guvernatori i rajonit të Bellgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha se dronët ukrainas plagosën dy civilë pranë zonës kufitare.
Sulmet e Ukrainës pasuan disa bombardime të mëdha të forcave ruse në Kiev, ku u vranë së paku dy persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Autoritetet ukrainase thanë më 6 korrik se pesë persona u vranë si pasojë e bombardimeve ruse në disa vendbanime në rajonin e Donjeckut. Moska mohon se sulmon zonat civile, pavarësisht provave të shumta për sulme të tilla që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Në fundjavë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mirëpriti marrëveshjet e reja me aleatët që, siç tha, do t’i sigurojnë “qindra mijëra” dronë të rinj në luftën kundër Rusisë. Ai tha se Kievi po “përgatit hapa të rinj, që do ta bëjnë Rusinë ta ndiejë vërtet koston e kësaj lufte”.
Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht partnerëve perëndimorë që t’i dërgojnë më shumë armë dhe ta rrisin presionin mbi Rusinë përmes sanksioneve shtesë financiare. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha më 4 korrik se homologu i tij rus, Vladimir Putin, e kupton se mund të përballet me sanksione të reja, derisa Moska vazhdon t’i refuzojë përpjekjet e Uashingtonit për armëpushim në Ukrainë.
“Ne flasim shumë për sanksione dhe ai e kupton se ato mund të vijnë”, tha Trump.
“Ai do të shkojë deri në fund, thjesht të vazhdojë të vrasë njerëz. Kjo nuk është mirë”, tha ai, duke shtuar se është “shumë i pakënaqur” me udhëheqësin e Kremlinit.
Trump përsëriti më 6 korrik se ishte “i zhgënjyer” nga biseda telefonike me Putinin, e zhvilluar më 3 korrik. Shumë vëzhgues thonë se Putin nuk nxiton të dakordohet për një marrëveshje armëpushimi, pasi ai beson se është duke e fituar luftën në Ukrainë. Megjithatë, Rusia ka pësuar humbje të mëdha në forca, ndërsa ekonomia e saj ka marrë një goditje të madhe për shkak të shpenzimeve në rritje për mbrojtjen./ REL
lufta rusi-ukraine
Bota
7 Korrik 2025, 07:42
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHBA- Numri i të vdekurve nga përmbytjet katastrofike në Teksas ka arritur në të paktën 82, nd...
Bota
6 Korrik 2025, 22:54
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite ka njoftuar se do të dërgojë 54,000 formularë rekrutimi për hebrenjtë ultra-or...
Bota
6 Korrik 2025, 22:40
r.ll
benjamin netanyahu
KATAR- Delegacionet nga Izraeli dhe Hamasi kanë filluar një raund bisedimesh për armëpushim në Katar, ndër...
Bota
6 Korrik 2025, 22:36
r.ll
trump , musk
SHBA- Sekretari i Thesarit të SHBA-së beson se Elon Musk, i cili njoftoi dje krijimin e partisë së tij...
Bota
6 Korrik 2025, 21:57
r.ll
mark rutte
BRUKSEL- Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se një sulm ushtarak nga Kina dhe Rusia mund ta zhysë bot&eu...
Bota
6 Korrik 2025, 21:31
r.ll
lideret e brics
BRAZIL- Vendet e BRICS shprehën shqetësimet e tyre serioze në lidhje me vendosjen e tarifave të njëanshme gja...
Bota
6 Korrik 2025, 21:12
r.ll
forcat e sigurise te drejtuara nga Hamasi
GAZA- Një oficer i lartë në forcat e sigurisë së Hamasit është shprehur se gru...
Bota
6 Korrik 2025, 20:31
r.ll
pamje nga itali
ITALI- Pas një jave me valë të nxehti përvëlues, kushtet e motit në Italinë veriore kanë ...
Bota
6 Korrik 2025, 19:42
r.ll
foto nga teksasi
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar më herët se ka nënshkruar deklaratën që shpall gjendjen e "fat...
Bota
6 Korrik 2025, 19:38
r.ll
foto ilustruese
IRAN- Qindra mijëra afganë janë larguar nga Irani javët e fundit, pasi Teherani u dha afat deri më 6 korrik më...