Sport

FIFA i beson polakut Marciniak të gjykojë gjysmëfinalen midis PSG - Real Madridit...

Më herët, gjyqtari polak drejtoi ndeshjen Real Madridi-Juventus (1-0)

7 Korrik 2025, 14:26 Nga DOSJA
FIFA i beson polakut Marciniak të gjykojë gjysmëfinalen midis PSG

SHBA - Szymon Marciniak do të jetë gjyqtari i takimit gjysmëfinal mes PSG-së dhe Real Madridit. FIFA i ka besuar polakut ndeshjen e 9 korrikut, edhe pse ai ishte kryesori i sfidës që i mundësoi Realit kalimin në çerekfinale.

Marciniak vetëm pak ditë më parë gjykoi ndeshjen mes ekipit spanjol dhe Juventusit. Prezenca e 44-vjeçarit në “MetLife Stadium” të Nju Xhersit mendohet se e përjashton atë nga mundësia e arbitrimit të finales së madhe të Kupës së Botës për Klubet, e cila për herë të parë në këtë sezon u mbajt me një format të ri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll