Sport

Formula 1/ Fitorja në Silverstone ‘lahet me gjak’, Lando Norris dëmtohet gjatë festës…

Piloti britanik u godit aksidentalisht nga një fotograf dhe u ça në hundë.

7 Korrik 2025, 09:00 Nga DOSJA

Formula 1/ Fitorja në Silverstone ‘lahet me gjak’, Lando Norris

ANGLI - Lando Norris mund të buzëqeshë për fitoren e tij në Silverstone F1 GP, por vetëm më pak se një orë pas triumfit të tij.

Në fakt, ndërsa festonte, piloti britanik i ekipit McLaren u përfshi në një aksident të vogël që rezultoi me një prerje në hundë.

Ndërsa po i afrohej murit për t'ua treguar kupën tifozëve të pranishëm, numri 4 i ekipit McLaren u godit aksidentalisht nga një fotograf, që ishte ngjitur para tij për të kapur imazhet më nga afër.

Fotografi, duke u mbajtur pas kangjellave, humbi ekuilibrin dhe ra mbi Norris, i cili, nga ana tjetër, goditi një korrespondent tjetër dhe kamerën e tij. Rezultati? Një prerje në hundë dhe fundi i festimeve për pilotin britanik, i cili u detyrua të kthehej në boks për t’u mjekuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll