Sport

VIDEO / Reali Madridi kalon lehtësisht Dortmundin dhe vazhdon për në gjysmëfinale!

Madrilenët janëskluadra e fundit gjysmëfinaliste e Botërorit të Klubeve, pasi mundën lehtësisht 3-2 Borusian e Dortmundit në fazën çerekfinale.

6 Korrik 2025, 00:00 Nga DOSJA
VIDEO / Reali  Madridi kalon lehtësisht Dortmundin dhe vazhdon për

SHBA – Reali i Madridit është skkuadra e fundit gjysmëfinaliste e Botërorit të Klubeve, pasi mundi lehtësisht 3-2 Borusian e Dortmundit në fazën çerekfinale.

Djaloshi i ri Garsia u shndërrua në lojtarin kyç të këtij kualifikimi falë dy goilave të shënuar në minutën e dhjetë dhe 20-të. Me këto shifra dhe me shumë raste të tjera të humbura për madrilenët u mbyll pjesa e parë.

Edhe në të dytën e njëjta simfoni, dominimi i lojës dhe epërsia në çdo këndvështrim i dha shansin Xabi Alonsos të shlodhë dhe të testojë gjëra të reja me ekipin e tij të ri.

Dortmundi në kohën shtesë me Baier shënoi golin e nderit dhe atë të statistikave pasi gjermanët nuk kishin forcë të bënin asgjë më tepër përballë gjigandit spanjol, të cilët gjetën kohën edhe për golin e tretë.

Këtë herë me Mbappe i aktivizuar si zëvendësues në këtë ndeshje. Ndërdsa Gurasi me penalltinë e shndërruar në gol i çoi shifrat përfundimtare të ndeshjes në 3-2.

Në fazën tjetër gjysmëfinale Reali i Madridit do të përballet me Paris SG, i cili disa orë më pare eliminoi Bayernin e Mynihut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll