Sport

Përpos lojtarëve, tani futbolli saudit kërkojnë t’i marrë edhe drejtuesit Europës

Sauditët kanë shfaqur interes edhe për Rafa Yuste, zv.presidenti aktual i Barcelonës...

5 Korrik 2025, 16:30 Nga DOSJA

Përpos lojtarëve, tani futbolli saudit kërkojnë t’i

ARABIA SAUDITE - Në muajt e fundit, kemi parë rregullisht klube arabe që tregojnë interes për lojtarët e Barcelonës. I fundit që është diskutuar ishte Ter Stegen, kur u bë e ditur se Barcelona po planifikonte të nënshkruante me Joan García dhe se gjermani mund të largohej.

Sezonin e kaluar, pati gjithashtu disa raportime për Raphinha, duke pasur parasysh sezonin e tij të shkëlqyer, që potencialisht mund të bashkohej me Arabinë Saudite, por kjo nuk ndodhi kurrë.

Interesi tani po kthehet drejt njërit prej drejtorëve të saj, konkretisht Rafa Yuste, zv.presidenti aktual i klubit. Sipas raportimeve nga Arabia Saudite, Al Nassr ka bërë një propozim që drejtori i Barçës të bëhet drejtor i përgjithshëm i klubit. Kjo u shpjegua nga Sacha Tavolieri, një gazetar i specializuar në futboll në Arabinë Saudite.

Burime të konsultuara nga MARCA pranuan se ka pasur disa biseda në lidhje me këtë çështje, por se për momentin nuk ka asnjë ofertë zyrtare që ai të marrë një pozicion në ndonjë klub. Rafa Yuste më parë ishte drejtor i Barcelonës nën drejtimin e Joan Laportës gjatë mandatit të tij të parë si president i Barcelonës, dhe ata gjithashtu kanë pasur marrëdhënie biznesi së bashku. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll