Bota

Elon Musk njofton zyrtarisht krijimin e një partie politike në Shtetet e Bashkuara: Partia e Amerikës do t'ju kthejë lirinë tuaj

Ai kishte njoftuar gjithashtu në një postim në X qëllimin e tij për të vazhduar me themelimin e një partie të re, e cila do të quhej "Partia e Amerikës".

5 Korrik 2025, 22:39 Nga I.A
Elon Musk njofton zyrtarisht krijimin e një partie politike në Shtetet
Elon Musk

SHBA- "Partia Amerikane" po formohet sot për t'ju rikthyer lirinë tuaj, thekson miliarderi Elon Musk në postimin ku njofton formimin e partisë së re.

"Me një raport prej 2 me 1, ju doni një parti të re politike dhe do ta keni atë! Ne jetojmë në një sistem njëpartiak, jo në demokraci. Partia e Amerikës do t'ju kthejë lirinë tuaj. Sot, Partia e Amerikës po krijohet për t'ju rikthyer lirinë tuaj", vuri në dukje Elon Musk.

Ai kishte njoftuar gjithashtu në një postim në X qëllimin e tij për të vazhduar me themelimin e një partie të re, e cila do të quhej "Partia e Amerikës".

“Vendi ynë ka nevojë për një alternativë ndaj sistemit njëpartiak Demokrat-Republikan, në mënyrë që njerëzit të kenë vërtet një zë”, tha Musk në postim.

Me rastin e festës kombëtare amerikane të 4 korrikut, Musk madje kishte postuar një sondazh në X në të cilin deklaroi: "Dita e Pavarësisë është koha ideale për të pyetur veten nëse dëshironi pavarësi nga sistemi dypartiak (disa do të thoshin njëpartiak)! A duhet ta krijojmë Partinë Amerikane?"

elon musk

Sondazh

Poll